Në një takim të transmetuar nga televizioni shtetëror rus të martën (10 mars), presidenti rus, Vladimir Putin, u informua se Ukraina kontrollon vetëm rreth 15-17% të rajonit të Donetskut.
Kreu i instaluar nga Rusia i rajonit të Donetskut, Denis Pushilin, tha se autoritetet e Kievit kontrollojnë një pjesë të vogël të territorit, duke konfirmuar informacionin që i ishte dhënë më parë Putinit.
Rusia pretendon se e gjithë pjesa e rajonit të Donetskut bën pjesë në territorin rus dhe deklaron se ai mbrohet nën “ombrellën bërthamore” të vendit.
Nga ana tjetër, Ukraina nënvizon se nuk do të njohë kurrë kontrollin e Rusisë mbi pjesë të Donetskut dhe rajone të tjera ukrainase që janë pjesërisht ose plotësisht nën kontrollin rus./mxh
