➤ SHBA-të dhe Izraeli po vijojnë me bombardimet ndaj objektivave ushtarake dhe infrastrukturore në Iran, ndërsa Teherani po përgjigjet me raketa balistike dhe dronë drejt Izraelit dhe bazave amerikane në rajon. Vetëm gjatë natës së fundit janë lëshuar disa breshëri raketash drejt Izraelit. Një dron goditi një objekt diplomatik amerikan në Irak, ndërsa Izraeli ka kryer goditje edhe në Liban kundër objektivave të lidhura me Hezbollahun. Kjo tregon se lufta po përfshin gjithnjë e më shumë aktorë dhe vende në Lindjen e Mesme.
➤ Janë shkatërruar disa anije iraniane që dyshohet se vendosnin mina në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës. Tensionet në këtë zonë kanë tronditur tregjet dhe kanë rritur çmimet globale të naftës./kb
