Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se udhëheqësit e bllokut G7 kanë rënë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë në javët e ardhshme për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së Gjirit, stabilizimin e tregjeve dhe mbrojtjen e furnizimeve me energji.
Meloni tha se udhëheqësit e G7 diskutuan më herët gjatë ditës implikimet ekonomike dhe energjetike të luftës ndaj Iranit, duke shtuar se ishte e rëndësishme që paqëndrueshmëria aktuale e tregut të mos rezultojë në një ndikim strukturor në rritjen ekonomike.
Ajo gjithashtu përshëndeti një vendim të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë për të liruar deri në 400 milionë fuçi naftë të papërpunuar për të stabilizuar tregjet, por nuk tha se sa do të kontribuonte Italia nga rezervat e saj./mxh
