Last Updated on 12/03/2026 by Anisa
Tre anije të tjera cisternë u goditën në rajonin e Gjirit, dhe synimi ishte i qartë: Irani po vë në jetë me kujdes fushatën e tij për të kufizuar furnizimin global me naftë, çka përfshin bllokimin e rrugës detare kyçe të Hormuzit, vendosjes së minave që kërcënojnë anijet tregtare dhe shënjestrimin e transportuesve të arit të zi.
Pak pasi çmimi i naftës arriti të stabilizohej mes zotimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë se do të hedhë një nivel rekord rezervash në treg, Republika Islamike sulmoi tre anije në ngushticën e Hormuzit dhe kërcënoi që me veprimet e saj, ta rrisë kuotimin e naftës deri në 200 dollarë fuçia.
Nga sulmet humbi jetën një anëtar ekuipazhi, ndërsa tre të tjerë konsiderohen të zhdukur. Sulmet ndodhën brenda ujërave territoriale irakiane, sipas Farhan al-Fartousi, drejtues i kompanisë së porteve atje. Irani ka praktikisht kontroll të plotë mbi ngushticën e Hormuzit, nga ku kalon rreth 20% e naftës botërore. Veprimet e tij kanë sjellë luhatje të forta të çmimit të naftës, dhe kërcënime për të shkaktuar edhe më shumë destabilitet.
