Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se forcat e saj sot kanë ndërvepruar me 10 raketa balistike dhe 26 dronë që vinin nga Irani.
Që nga fillimi i sulmeve iraniane, mbrojtja ajrore e Emirateve ka neutralizuar gjithsej 278 raketa balistike dhe 1,540 dronë.
Si pasojë e këtyre sulmeve, kanë humbur jetën gjashtë persona me kombësi emirate, pakistaneze, nepaleze dhe bangladeshase./mxh
