Gjatë një vizite në Francë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendimi i SHBA-së për të lehtësuar sanksionet ndaj naftës ruse nuk ndihmon për paqen.
Duke folur në një konferencë për shtyp së bashku me Presidentin Francez Emmanuel Macron, ai tha se kjo mund t’i sigurojë Rusisë rreth 10 miliardë dollarë (7.4 miliardë paund) për të financuar pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.
Macron thotë se Rusia gabohet nëse beson se lufta SHBA-Izrael me Iranin do t’i ofronte asaj një pushim.
Ai thotë gjithashtu se G7 riafirmoi gjatë një takimi të mërkurën se rritja e çmimeve të naftës nuk duhet të na çojë në asnjë mënyrë në rishqyrtimin e politikës sonë të sanksioneve ndaj Rusisë./Mxh
