mund të jetë “shumë e keqe” nëse aleatët nuk kontribuojnë për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
• Në një intervistë për Financial Times, Trump tha se pret që edhe Kina të ndihmojë për të zhbllokuar kalimin në këtë ngushticë strategjike. Ai paralajmëroi gjithashtu se mund të shtyjë një samit të mundshëm me liderin kinez Xi Jinping nëse Pekini nuk ndërmerr hapa në këtë drejtim.
• Duke folur nga bordi i avionit presidencial Air Force One, Trump tha se është në bisedime me “rreth shtatë vende” për të patrulluar dhe “policuar” Ngushticën e Hormuzit. “Do ta mbaj mend kush ndihmon dhe kush jo”, theksoi ai.
• Ndërkohë, përplasjet në rajon vazhdojnë të përshkallëzohen. Raportohet për bombardime të rënda në Teheran, ndërsa Irani dhe Hezbollahu kanë lëshuar raketa drejt Izraelit. Arabia Saudite njoftoi se gjatë natës ka rrëzuar dhjetëra dronë që u drejtuan drejt territorit të saj.
• Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi deklaroi se Teherani nuk ka kërkuar armëpushim dhe nuk sheh arsye për të zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara. “Ne po negocionim me amerikanët kur ata vendosën të na sulmonin. Nuk shohim arsye pse duhet të flasim me ta tani”, tha ai./kb
