Kujtim Cakrani, avokati i kreut të Partisë së Lirisë, ka mbërritur sot në Gjykatën e Posaçme për seancën e radhës të dosjes “Meta”.
Në një deklaratë të shkurtër para gazetarëve, Cakrani tha se kjo ishte që kishin pritur prej disa muajsh. Ndër të tjera shtoi se në seancën e sotme do të ketë vendimmarrje.
“E kemi pritur këtë ditën sot, kemi 7 muaj. Sot gjykata do t’i kthehet ligjshmërisë. Sot ka vendimmarrje. Mua më dalin bastet, do ta shikoni”, shprehet Cakrani.
Kujtojmë se kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në qeli që prej tetorit të vitit 2024. Meta akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në 3 raste, dy prej të cilave të kryera në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”./kb
