Çekia është gati të investojë në tubacionin e naftës Druzhba për të mundësuar furnizimin e naftës drejt Sllovakisë, tha ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Karel Havlicek, të mërkurën (18 mars).
Sllovakia dhe Hungaria janë ndalur nga furnizimet ruse me naftë përmes Ukrainës që nga fundi i janarit, ndërsa Kyiv po riparon dëmtimet e tubacionit Druzhba, të cilat sipas saj u shkaktuan nga një sulm rus. Sllovakia dhe Hungaria kanë akuzuar Ukrainën për vonesa, ndërsa Kyiv thotë se i duhet kohë për riparimet.
Çekia ofroi mundësinë e përdorimit të rrjedhës së kundërt të tubacionit të saj drejt Sllovakisë dhe është gati të investojë deri në 1 miliard korona çekë (rreth 47 milionë dollarë) për masat teknike që të fillojë furnizimi. Në një regjim emergjence, dhjetëra mijëra ton naftë mund të transportohen çdo muaj, ndërsa kapaciteti vjetor mund të rritet brenda dy deri tre vjetësh në 2-3 milion ton.
Ministri Havlicek tha gjithashtu se Bashkimi Europian duhet të veprojë shpejt për të zgjidhur mosmarrëveshjet për furnizimin me naftë, duke përmendur përgjigjen pozitive të Ukrainës ndaj propozimit të Komisionit Europian./MXH
