Presidenti izraelit, Isaac Herzog, vizitoi të mërkurën (18 mars) vendin ku një sulm raketor iranian goditi qytetin Ramat Gan, pranë Tel Avivit, duke lënë të vdekur dy qytetarë izraelitë. Një burrë dhe një grua humbën jetën pas plagëve të rënda nga shpërthimet, duke çuar numrin e viktimave në Izrael nga konflikti në të paktën 14.
Herzog, i shoqëruar nga gruaja e tij, Michal Herzog, dhe kryetari i Ramat Gan, inspektoi ndërtesën e banimit të dëmtuar dhe bisedoi me zyrtarët lokalë për të vlerësuar shkatërrimin.
Duke folur në vendngjarje, ai bëri thirrje për veprim ndaj regjimit iranian:
“Sa më shumë të vazhdojmë dhe sa më shumë gjëra të ndodhin në Iran përmes sulmeve tona, do të shohim ndryshim edhe tek populli i Iranit. Ata e meritojnë shumë më mirë. Por për të merituar shumë më mirë, është në duart e tyre të zgjohet dhe të kërkojë ndryshim.”/mxh
