Një zhvillim i ri ka dalë në dritë lidhur me aksidentin e rëndë të tramvajit në Milano, ku humbën jetën dy persona dhe mbetën të plagosur 59 të tjerë.
Sipas të dhënave paraprake të policisë lokale, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka qenë në telefon deri në 12 sekonda para daljes nga shinat dhe përplasjes së fortë, raporton Ansa.
Ngjarja ndodhi më 27 shkurt në zonën e Porta Venezia, kur tramvaji i linjës 9 doli nga shinat dhe u përplas me një ndërtesë në viale Veneto. Hetimet paraprake tregojnë se telefonata e drejtuesit kishte zgjatur rreth 3 minuta e 40 sekonda dhe kishte përfunduar pak çaste para aksidentit, i cili u regjistrua në orën 16:11./mxh
