Last Updated on 24/03/2026 by Anisa
Italianët nuk e pranuan reformën në drejtësi të qeverisë së Giorgia Meloni, dhe ky refuzim ka dhënë një mesazh të qartë për Shqipërinë, sipas Ylli Manjanit. Ai e sheh këtë vendim si një konfirmim të një parimi themelor: qeveria nuk mund të reformojë drejtësinë në një vend demokratik.
Në një postim të plotë në rrjetet sociale, Manjani shkruan:
“Italianët nuk e pranuan reformën në drejtësi të qeverisë Meloni. Në atë Reformë qeveria propozonte disa nga këto carlliqet që kemi bërë dhe ne. Fjala vjen ndarja e karrierave gjykatës e prokuror e për pasojë krijimin e KLGJ e KLP më vete… Por mbi të gjitha, besoj se Italianët dhanë mesazhin se Qeveria nuk mund të reformojë drejtësinë…. Se në fakt askund në hapësirën demokratike nuk ndodh që qeveria të reformojë drejtësinë. Sidoqoftë mosgjetja përkrahje e modelit tonë të organizimit të drejtësisë në një vend të BE, është lajm i mirë. Lajm i mirë sepse ky budallëk organizim drejtësie, që kemi ngrirë në Kushtetutën tonë, duhet të shkulet. Herët a vonë duhet të shkulet, megjithë gjykatat e posaçme e turlilloj emrash e shpikjesh. Kujtoj që Kushtetuta jonë është e vetmja në rruzull që në tekstin e saj përmban fjalët korrupsion e krim i organizuar!!!!”
