Last Updated on 24/03/2026 by Anisa
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës te të zhdukurit Ervis Martinaj dhe familjarëve të tjerë, për të hequr sekuestron e pasurive të sekuestruara më parë.
GJKKO e ka rrëzuar këtë kërkesë duke lënë në fuqi sekuestron ndaj pronave të Martinajt dhe familjarëve të tij.
Ervis Martinaj, u dënua në prill 2021 nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 8 muaj burg, për akuzat e organizimit të lojërave të fati, falsifikim dhe fshehje të ardhurash, sigurim të kushteve për të kryer të vrasjeve. Por Martinaj, i cili u arrestua në tetor 2018 ndërsa mjekohej për plagët e marra pas një përplasje me armë në një lokal në ish-bllok në të cilën mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos një person tjetër, u lirua disa muaj më vonë me garanci pasurore.
Emri i Martinaj, i cili kishte një sërë biznesesh në fushën e basteve kur këto ishin ende të lejuara, është lidhur me disa ngjarje të rënda në vend. Na maj 2022 SPAK urdhëroi shpalljen në kërkim të tij, pas një operacioni të koduar “Golden Bullet”, që bazohej kryesisht në dëshmitë e një të penduari që ka pranuar se kishte marrë porosi për krime prej Martinajt. Por Martinaj dhe të tjerë të përmendur si shumë të kërkuar prej prokurorisë nuk u gjetën.
Në 17 korrik Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të të kërkuarit, u vra në Fushë-Krujë në një atentat që i mori jetën edhe Diklen Vatës dhe Arbër Hoxhës.
