Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton duket se po e çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, teksa janë parë duke kaluar pushimet së bashku në Tokyo, në shoqërinë e fëmijëve të saj.
Sipas burimeve për PEOPLE, Kardashian ndodhet në Tokio për pushimet e pranverës së bashku me tre nga fëmijët e saj Saint, Chicago dhe Psalm ndërsa i është bashkuar edhe Hamilton. Në këtë udhëtim familjar merr pjesë edhe motra e saj, Khloé Kardashian, me fëmijët e saj.
Burimet tregojnë se marrëdhënia mes Kardashian dhe Hamilton është më shumë se thjesht një miqësi. “Ai është një person i qetë, me energji shumë pozitive. Familja e saj e pëlqen dhe Kim është shumë e interesuar për të,” tha një burim, duke shtuar se pavarësisht angazhimeve të shumta, ata përpiqen të kalojnë kohë së bashku sa herë që munden.Thashethemet për një romancë u përforcuan edhe më shumë pas një komenti flirtues të Hamilton në një postim të Kardashian nga festa e Vanity Fair Oscars Party në mars 2026.
Kjo nuk është hera e parë që dyshja shihet së bashku. Ata janë parë më herët në Paris, në Lake Powell dhe gjithashtu në California gjatë Super Bowl LX.
Sipas burimeve, lidhja e tyre ka një bazë të fortë pasi ata njihen prej vitesh. “Kim ka dalë në takime gjatë viteve, por Lewis është i pari për të cilin ajo është vërtet e interesuar pas një kohe të gjatë,” tha një burim tjetër.
Kardashian, e cila ka qenë më parë e martuar me Kanye West, po e merr marrëdhënien hap pas hapi, ndërsa thuhet se Hamilton e bën të ndihet e sigurt dhe e lumtur në shoqërinë e tij./mxh
