Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, mohoi të enjten (26 mars) çdo “thashethem” se Rusia po i siguronte informacion inteligjent Iranit për të sulmuar forcat amerikane në Lindjen e Mesme, megjithëse e përshkroi Teheranin si një “partner strategjik”.
Lavrov tha se marrëdhëniet me Iranin janë të ngushta dhe përfshijnë një marrëveshje në fushën e armëve, duke shtuar se Rusia ka furnizuar Iranin me pajisje ushtarake, por nuk mund të pranojë akuzat se po kalon inteligjencë për Teheranin.
Shtetet evropiane kanë akuzuar të enjten se Rusia po ndihmon Iranin me informacione dhe thanë se do të ngrinin çështjen në takimin e ministrave të Jashtëm të G7 me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Francë.
Burime perëndimore të sigurisë dhe një zyrtar rajonal pranë Teheranit kanë raportuar për Reuters se Moska po i ka dhënë Teheranit imazhe satelitore dhe ka ndihmuar në përmirësimin e dronëve të Iranit, duke imituar versionet e përdorura nga Rusia kundër Ukrainës.
Lavrov theksoi se Rusia nuk mund të pranojë pretendimet se po i jep informacion inteligjent Iranit dhe theksoi se mbështetja e Moskës ndaj Teheranit kufizohet vetëm në marrëdhënie strategjike dhe furnizime ushtarake./mxh
