Këtë të premte është zhvilluar një telefonatë mes Zëvendëspresidentit amerikan J. D. Vance dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, që siç raportohet nga meiat e huaja, ka qenë tejet e tensionuar.
Vance kritikoi Netanyahun duke thënë se ky i fundit kishte bërë parashikime të tepërta “optimiste” për mundësinë e ndryshimit të regjimit në Iran.
Netanyahu, sipas Vance, tha se më herët kishte deklaruar se kushtet për ndryshim të regjimit do të ishin relativisht “të lehta”, diçka që Vance e konsideroi të padrejtë apo të paqëndrueshme.
Biseda nxorri në pah mosmarrëveshjet e dukshme diplomatike mes Uashingtonit dhe Tel Avivit mbi qasjen ndaj Iranit, sidomos për sa i përket pritshmërive për ndryshimin e regjimit dhe përfundimit të konfliktit në Lindjen e Mesme./mxh
