Ylli Baruti i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht është dënuar me 1 vit heqje lirie.
GJKKO ka pezulluar dënimin me burg duke e vënë në shërbim prove për 2 vite.
“Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulja e 1/3 së dënimit me burgim dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Ylli Baruti me 1 vit burgim. 3. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për të pandehurin Ylli Baruti dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 2 vitesh, dyfishi i masës së dënimit”, njofton SPAK
Sipas hetimeve të SPAK, duke vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Ylli Baruti, Dritan Stoka, në vitin 2019 ishin zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, Agim Osma, kryeplak i Lagjes së Re në Sauk, dhe Alqi Hajdini, ish-jurist, kërkonin nga individë të ndryshëm të përgatisnin listat e zgjedhësve.
Ata i detyronin këta persona të votonin ose të ndikonin në mënyrën e votimit, në këmbim të përfitimeve të parregullta, si qëndrimi në punë apo marrja e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të banorëve në zonën e Saukut, Tiranë.
Hetimet nisën në vitin 2020 dhe prokuroria i ka ndjekur ato me përgjime dhe vëzhgime ambientale./kb
