Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa, thotë se Siria është e vendosur të qëndrojë neutrale në luftën me Iranin, përveç nëse ai është në shënjestër.
Duke folur para një audience në qendrën e mendimit Chatham House në Londër, presidenti tha se ndërhyrjet e Iranit në Siri kishin ndihmuar ish-regjimin e Asadit të zhvendoste sirianët.
“Ne nuk kemi asnjë problem me Iranin në Teheran, por kemi një problem me Iranin në Damask”, tha ai.
Ai shtoi se nuk ka pasur kontakt me Iranin që nga shpërthimi i luftës. Të dy vendet nuk kanë marrëdhënie diplomatike. Al-Sharaa tha se Siria preferonte një zgjidhje të negociuar me Iranin, në vend të konfliktit të vazhdueshëm dhe se Siria do të shmangte tërheqjen në konflikt. Ai pranoi se situata në rajon ishte aq e paqëndrueshme saqë ishte “një mundësi” që Siria të ishte në shënjestër.
Nuk jemi gati për një luftë tjetër, tha ai, duke shtuar se prioritetet e qeverisë së tij ishin rindërtimi dhe transformimi i Sirisë dhe mirëpritja e refugjatëve sirianë./mxh
