Më shumë se 20 prokurorë të përgjithshëm demokratë ngritën një padi të premten ndaj urdhrint ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump për të kufizuar se kush mund të votojë me postë.
Trump i ngarkoi Departamentit të Sigurisë Kombëtare krijimin e një liste duke përdorur të dhënat federale të shtetësisë dhe natyralizimit. E drejta e votuesit, sipas urdhrit, përcaktohej nga një individ mbi moshën 18 vjeç që ka shtetësi amerikane.
Shtetet dhe lokalitetet që nuk e zbatojnë urdhrin mund të përballen me humbjen e fondeve dhe hetimeve federale. Prokurorët e përgjithshëm, në padinë e tyre, e quajtën urdhrin një ndërhyrje jokushtetuese në zgjedhjet shtetërore dhe një lëvizje për t’u mohuar votuesve të drejtën e votës.
Kushtetuta nuk u jep presidentëve pushtet mbi zgjedhjet. Shtetet janë përgjegjëse për mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet e tyre, me Kongresin që mund të ndryshojë disa zgjedhje.
Koalicioni i prokurorëve të përgjithshëm argumentoi gjithashtu se urdhri tashmë ka mbjellë dhe do të vazhdojë të mbjellë konfuzion dhe kaos në sistemet zgjedhore shtetërore, duke përmendur zgjedhjet paraprake të ardhshme dhe zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2026.
“Edhe një herë, Presidenti Trump po përpiqet të rishkruajë rregullat e zgjedhjeve tona. Por atij i mungon autoriteti për ta bërë këtë – pikë”, tha prokurori i përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta në një njoftim për shtyp.
Administrata Trump e ka vënë në shënjestër vazhdimisht votimin me postë, duke argumentuar pa prova se kjo kompromenton integritetin e zgjedhjeve dhe mundëson mashtrimin.
