Last Updated on 07/04/2026 by EL
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kryer një kontrroll në klinikat dentare dhe laboratorët në të gjithë vendin. Mungesa e kushteve higjenosanitare dhe rinovimit të licencave ka cuar në ndëshkimin e dhjetra klinikave.
Mbi 1200 klinika stomatologjike dhe laboratorë dentar në të gjithë vendin kanë kaluar në sitën e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor përgjatë vitit 2025.
Inspektorët konstatuan se disa prej klinikave kishin mungesë të dokumentacionit higjieno-sanitar dhe shëndetësor, si akt miratimi higjieno sanitar, analiza e ujit të pijshëm, librezat shëndetësore të personelit dhe dokumentacioni përkatës të menaxhimit të mbetjeve.
Po ashtu janë konstatuar raste të mos rinovimit të lejes së ushtrimit të profesionit nga mjekët, hapësira të pamjaftueshme për aktivitetin dhe mungesë ambientesh për magazinimin e përkohshëm të mbetjeve spitalore.
Për pasojë 5 subjekte u gjobitën, 6 morrën masa urgjente dhe 20 të tjera paralajmërim. Shifrat tregojnë se Tiranë mbetet qarku me peshën më të madhe të kontrolleve, pas saj vjen Durrësi dhe Shkodra.
Durrësi është një nga qarqet ku janë konstatuar më shumë probematika dhe janë marrë më shumë masa administrative.
Kontrollet vijnë në një moment kur shërbimet dentare po kthehet gjithnjë e më shumë në një aktivitet me peshë ekonomike, përtej shërbimit bazë shëndetësor. Shqipëria është shndërruar vitet e fundit në një destinacion të preferuar për turizmin shëndetësor, sidomos atë dentar, me pacientë që vijnë kryesisht nga Italia, të tërhequr nga çmime më të ulëta dhe kostot e favorshme të qëndrimit./ET
