Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara kanë arritur një fitore vendimtare ushtarake ndaj Iranit dhe se programi raketor i Teheranit është shkatërruar funksionalisht.
Hegseth dhe Dan Caine folën për gazetarët një ditë pas vendimit të presidentit Donald Trump për të tërhequr SHBA-në nga një sulm i plotë ndaj Iranit, vetëm dy orë para afatit që kishte vendosur për Teheranin për të hapur ngushticën e Hormuzit.
Caine shtoi se objektivat ushtarake të SHBA-së në Iran janë arritur, por armëpushimi është vetëm një ndalesë e përkohshme dhe forcat mbeten të gatshme të rifillojnë operacionet ushtarake në çdo moment./mxh
