FBI dhe agjenci të tjera federale amerikane të sigurisë kibernetike dërguan një paralajmërim urgjent, se hakerat me lidhje me Iranin dyshohet se po synojnë infrastrukturën kritike të SHBA-së, duke përfshirë sistemet e ujit, energjisë dhe objekteve qeveritare.
Paralajmërimi thekson se bhakerat e supozuar janë të lidhur me Iranin, por nuk specifikoi se si u bë ky përcaktim, as nëse hakerat ishin pjesë e një operacioni të gjerë të mbështetur nga qeveria iraniane.
Hakerat thuhet se kanë shkaktuar shfrytëzimin e shumë organizatave amerikane, duke përfshirë ndërprerjen e teknologjisë së përdorur zakonisht në objektet e ujit të pijshëm, sistemet e ujërave të zeza dhe termocentralet, tha këshilla. Në disa raste, ky aktivitet dyshohet se ka rezultuar në ndërprerje operacionale dhe humbje financiare.
Ndërprerja e sistemeve të ujit në veçanti mund të kërcënojë shëndetin e banorëve të SHBA-së, sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit./mxh
