Regjimi iranian thuhet se po shqyrton vendosjen e një tarife deri në 1 milion dollarë për anije për kalimin tranzit në Ngushticën e Hormuzit, siç raportohet nga mediat e huaja. Masa lidhet me rihapjen e afërt të rrugës kritike detare për dy javë, si pjesë e negociatave të vazhdueshme midis SHBA-së dhe Iranit.
Të ardhurat pritet të shkojnë për rindërtimin e infrastrukturës kritike të shkatërruar gjatë konfliktit të fundit, i cili zgjati më shumë se një muaj.
Sipas të njëjtave burime, Omani po planifikon gjithashtu të vendosë një taksë për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të martën në mbrëmje se Teherani kishte rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm dyjavor dhe rihapjen e Ngushticës. Ai tha se një plan paqeje me 10 pika ishte duke u shqyrtuar, por kushtet e tij të plota nuk ishin bërë publike./mxh
