Një autobus me turistë është përmbysur ditën e sotme në Ishujt Kanarie. Si pasojë një person ka humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje kritike.
Në autobus kishte gjithsej 28 persona, 24 të rritur, tre fëmijë dhe shoferi. Të gjithë pasagjerët ishin shtetas britanikë dhe mendohej se po shkonin për një tur me varkë. Pasagjeri më i plagosur rëndë është transferuar në spital në ishullin fqinj të Tenerife-s, ndërsa pjesa tjetër e të plagosurve po trajtohet në spitalin e La Gomera-s.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në La Gomera, një nga tetë ishujt që përbëjnë arkipelagun spanjoll në Oqeanin Atlantik pranë brigjeve perëndimore të Afrikës.
La Gomera është ndër më të vegjlit e Ishujve Kanarie, me terren të pjerrët të shënuar nga male vullkanike, pyje të dendura dhe fshatra shkëmbinjsh.
Ishujt, të njohur për temperaturat e tyre të ngrohta gjatë gjithë vitit, janë destinacione të njohura pushimesh për shumë britanikë dhe evropianë./mxh
