Negociatorët iranianë dhe amerikanë mbërrijnë në Pakistan përpara bisedimeve të paqes.
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka mbërritur së bashku me delegacionin amerikan në Islamabad.
Ai pritet të marrë pjesë në bisedimet me Iranin, së bashku me të dërguarin e posaçëm Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner.
Vance dhe ekipi i tij i negociatorëve u nisën nga SHBA-të për në Pakistan dje, dhe pak para se të largohej, zëvendëspresidenti u tha gazetarëve se mezi pret negociatat, por paralajmëroi nëse Irani përpiqet t’i mashtrojë, SHBA-të nuk do të jenë të hapura për negociata.
Nga ana tjetër kreu i delegacionit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar se negociatorët e tij kanë qëllime të mira, por nuk u besojnë SHBA-ve/kb
