Ndërsa finalja e Big Brother VIP Albania po afrohet, diskutimet janë intensifikuar jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj. Ish-banorë dhe figura publike po japin opinionet e tyre, mes tyre edhe fituesja e edicionit të tretë, Egla Ceno.
Përmes një Instastory në Instagram, aktorja ka ndarë një analizë të drejtpërdrejtë për finalistët, duke përdorur shprehjen: “Mbretin e bëjnë oborrtarët”. Sipas saj, java e fundit ka nxjerrë në pah rolet reale të secilit banor dhe mënyrën si ata pozicionohen në raport me lojën dhe njëri-tjetrin.
Egla shprehu edhe një zhgënjim personal, duke treguar se në fillim kishte dëshiruar që këtë sezon ta fitonte një vajzë. Por, sipas saj, kandidatja që kishte mbështetur nuk ka arritur të mbajë një qëndrim të fortë, duke rënë në sjellje që ajo i cilëson si “oborrtare”.
Në analizën e saj, ajo u ndal veçanërisht te dy finalistë shumë të komentuar, Miri dhe Selina. Për Ceno-n, diferenca mes tyre është e dukshme: ajo e konsideron Mirin si figurën qendrore të lojës, një banor që shihet si lider nga të tjerët dhe që, sipas saj, ka profilin e një fituesi./mxh
