Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se Irani dëshiron një marrëveshje, por një e tillë nuk do të ketë asnjë element që do t’i lejonte Teheranit të pajiset me armë bërthamore.
Trump sqaroi se bisedimet kanë arritur në një bllokim për shkak të çështjeve bërthamore dhe se ka filluar një “bllokadë” e anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Trump u tha gazetarëve gjatë një takimi të paplanifikuar për shtyp jashtë Zyrës Ovale se pas Iranit, në vijim mund të jetë radha e Kubës si objektiv i SHBA-ve.
“Irani do që të arrinim një marrëveshje, por nuk do të pajiset me armë bërthamore. Ne nuk mund të lejojmë që një vend të shantazhojë ose shfrytëzojë botën. Qeveria e SHBA-së mund të marrë në konsideratë përqendrimin në Kubë pas Iranit”,-tha Trump./Mxh
