Uraniumi ynë nuk ka për të shkuar asgjëkundi, deklaroi Teherani zyrtar, pavarësisht pretendimeve të mëhershme të Donald Trumpit se është rëndë dakord që Shtetet e Bashkuara të largojnë nga Republika Islamike materialin bërthamor.
Presidenti amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se do të punonte me lidershipin iranian për të nxjerrë elementin radioaktiv nga vendi “me një ritëm të qetë e të pranueshëm” përpara se ta merrte atë në Amerikë. Por Irani, jep një tjetër variant të ngjarjeve.
Ministria e jashtme iraniane këmbëngulje se nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë. “Uraniumi i pasuruar i Iranit nuk do të transferohet asgjëkundi,” deklaroi zëdhënësi i saj, Esmaeil Baqaei. Zyrtarë të tjerë në Teheran e mohuan gjithashtu pretendimet e Trumpit se regjimi i ajatollahëve ka rënë dakord për një pezullim “të pakufizuar” të programit bërthamor. Një diplomat i lartë iranian sqaroi se ende ekzistonin dallime të rëndësishme mes Teheranit dhe Uashingtonit, përfshirë çështjen e uraniumit të pasuruar.
Trumpi qe shprehur i bindur se ujdia ishte shumë pranë dhe priste që ajo të nënshkruhej “brenda një dite ose dy”.
