Bullgarët i janë drejtuar këtë të diele kutive të votimit në zgjedhjet e 8 parlamentare brenda pesë viteve, në një përpjekje për ti dhënë fund krizës së zgjatur politike.
Favoriti kryesor në këto zgjedhje është ish-presidenti Rumen Radev, i cili premton stabilitet politik dhe luftë ndaj korrupsionit të përhapur. Radev, i njohur për qëndrimet e tij euroskeptike dhe për kundërshtimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën në luftën kundër Rusisë, dha dorëheqjen nga posti i presidentit në janar për të hyrë në garën elektorale.
Zgjedhjet vijnë pas protestave masive që rrëzuan qeverinë e mëparshme në muajin dhjetor, ndërsa qytetarët shprehen të lodhur nga zgjedhjet e shpeshta dhe nga një klasë politike e perceptuar gjerësisht si e korruptuar.
Pas hedhjes së votës në Sofje, Radev deklaroi se Bullgaria ka nevojë për një rrugë të qartë drejt një shteti demokratik dhe modern europian, ku qytetarët të jenë të lirë të shprehin vullnetin e tyre.
Sondazhet e fundit e nxjerrin partinë e tij “Bullgaria Progresive” në krye me rreth 35% të votave./mxh
Artikulli i MëparshëmUkraina reagon ashpër ndaj vendimit të SHBA për eksportet e naftës ruse
