Selin ka triumfuar mbrëmjen e së shtunës si fituese e Big Brother Albania VIP 5, duke rrëmbyer jo vetëm çmimin e madh, por edhe zemrat e publikut që e mbështetën gjatë gjithë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Pak çaste para shpalljes së fituesit, në emisionin E diell, vëmendje të veçantë mori edhe një deklaratë e Gretës ish konkurrente dhe njëkohësisht kunata e Selin. E pyetur nëse do të kishte një “pjesë” nga çmimi i madh në rast fitoreje, ajo u shpreh me shumë sinqeritet dhe emocion.
“Jo asgjë, mjafton që ajo të jetë e lumtur. Nuk ka vlerë leku. Le t’i ketë për familjen dhe për veten e saj, sepse është një vajzë e re që ka ëndrra,” u shpreh Greta, duke treguar mbështetjen dhe dashurinë e pakushtëzuar për të.
Kjo deklaratë u prit mjaft mirë nga publiku, duke reflektuar një tjetër anë të rëndësishme të këtij rrugëtimi mbështetjen familjare dhe vlerat që shkojnë përtej aspektit financiar. Fitorja e Selin nuk shihet vetëm si një sukses personal, por edhe si një moment krenarie për familjen e saj.
Me këtë fitore, Selin pritet të hapë një kapitull të ri në jetën e saj, ku përveç famës dhe mundësive të reja, ajo do të ketë edhe përgjegjësinë për të ndjekur ëndrrat dhe projektet që ka ndarë shpesh gjatë qëndrimit në shtëpi./MXH
