Delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pas disa ditësh tensioni dhe përplasjeje diplomatike, mbërrijnë sot në Pakistan për një raund të ri negociatash. Bisedimet drejtohen nga zv/presidenti amerikan JD Vance dhe nga kryetari i parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf. Ky takim shihet si një përpjekje e rëndësishme për të ulur tensionet mes dy vendeve. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se pa një marrëveshje deri të mërkurën, bombardimet mund të rifillojnë. Kjo deklaratë ka rritur edhe më shumë presionin mbi negociatat
Teherani ka reaguar ashpër duke thënë se Shtetet e Bashkuara kërkojnë dorëzim dhe jo marrëveshje. Zyrtarët iranianë theksojnë se nuk do të përkulen përballë kërcënimeve. Edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se operacionet në Iran nuk kanë përfunduar ende. Kjo situatë ka krijuar një klimë të fortë pasigurie në arenën ndërkombëtare. Tregjet financiare globale kanë reaguar negativisht ndaj zhvillimeve të fundit. Bursat kanë shënuar rënie të ndjeshme për shkak të frikës nga përshkallëzimi i konfliktit. Ndërkohë, çmimet e naftës janë rritur si pasojë e tensioneve në rajon/kb
