Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka deklaruar se bllokimi i porteve iraniane nga SHBA, kërcënimet dhe ajo që ai e përshkruan si shkelje e angazhimeve janë pengesat kryesore për negociatat me SHBA-në. Mediat shkruajnë se ai tha se Irani ka mirëpritur dialogun dhe marrëveshjen dhe vazhdon ta bëjë këtë.
Përmes një postimi në X, Pezeshkian tha se bota sheh retorikën hipokrite dhe kontradiktën e ShBA-së, midis pretendimeve dhe veprimeve. Komentet e tij vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën se do të zgjasë armëpushimin, por bllokimi amerikan i porteve iraniane do të vazhdojë./mxh
