Spekulimet për një lidhje të mundshme mes ish-banores së “Big Brother VIP Kosova 4”, Alba Pollozhani, dhe ish-konkurrentit Toney kanë marrë fund pas një reagimi të qartë nga vetë ajo.
Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Alba është pyetur drejtpërdrejt për raportin e saj me Toneyn, duke sqaruar se mes tyre nuk ekziston asgjë romantike. Ajo ka theksuar se marrëdhënia e tyre është thjesht shoqërore dhe profesionale, duke hedhur poshtë çdo aludim për një çift të mundshëm.
Sipas saj, shpesh keqkuptohen situata të tilla në rrjet, pasi jo çdo dalje apo komunikim mes një vajze dhe një djali nënkupton domosdoshmërisht një lidhje.
“Jo çdo dy persona që shihen bashkë janë çift. Ndonjëherë janë thjesht njerëz që bashkëpunojnë ose flasin, pa pasur nevojë për etiketime,” është shprehur ajo.
Në të njëjtën bisedë, Alba ka folur edhe për jetën e saj private, duke treguar se preferon ta mbajë larg vëmendjes së publikut. Ajo u shpreh se, nëse një ditë do të jetë në një lidhje serioze, këtë do ta bëjë vetë publike në mënyrën e saj dhe në momentin e duhur.
“Kur të vijë koha, nëse do të jem me dikë, do ta ndaj vetë me publikun, ndoshta edhe me unazë në gisht. Por për momentin nuk ka diçka të tillë,” ka thënë ajo me humor, duke shtuar se është e kujdesshme edhe për shkak të besimeve personale si syri i keq./mxh
