Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka urdhëruar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të sulmojnë fuqishëm objektivat e Hezbollahut në Liban. Mediat shkruajnë se IDF ka lëshuar një numër deklaratash në Telegram duke akuzuar Hezbollahun për shkelje të një armëpushimi të rënë dakord midis Izraelit dhe Libanit.
Në fillim të kësaj jave, presidenti amerikan Donald Trump tha se një armëpushim midis Izraelit dhe Libanit do të zgjatet me tre javë. Por, si Izraeli ashtu edhe Hezbollahu kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit./mxh
