Një aksident tragjik u regjistrua në orët e mbrëmjes së të shtunës në aksin rrugor Lezhë-Gjader, në vendin e quajtur Gocaj.
Automjeti ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën A. K., 52-vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, si dhe vajza e tij 20-vjeçare.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk përjashtohet humbja e kontrollit mbi mjetin si një nga pistat kryesore/kb
