Rusia ndërmori një valë masive sulmesh me dronë gjatë natës kundër qytetit ukrainas të Odesës, duke plagosur të paktën 14 persona, përfshirë 2 fëmijë e duke dëmtuar një sërë godinash. Dëmet më të mëdha u shkaktuan në zonën qendrore të Primor-ski, ku ndërtesa banimi, një hotel dhe infrastrukturë tjetër u goditën.
Shumica e të plagosurve sipas autoriteteve lokale ishin pikërisht në këtë zonë. Ata flasin për një natë ekstremisht të vështirë, ku pallate të larta, shtëpi private dhe automjete u shënjestruan nga dronet edhe ne dy distrikte te tjera.
Ndërkohë një punonjës i centralit bërthamor të Zaporizhias, që kontrollohet nga forcat ruse mbeti i vrarë në një sulm me dron ukrainas, sipas menaxhmentit te instaluar nga Moska.
Agjencia ndërkombëtare për energjinë bërthamore njoftoi se ekipi i vet në zonë do të hetojë incidentin dhe do të vazhdoje të monitorojë situatën./et
