Finlanda është bërë vendi i parë në Europë që ofron një cikël të plotë prodhimi të litiumit nga miniera në rafineri.
Ky burim strategjik është kritik për prodhimin e elektronikës moderne.
Miniera e hapur Syväjärvi në Kaustinen do të prodhojë hidroksid litiumi të gradës së baterisë, një material kritik për elektronikën moderne, duke filluar nga automjetet elektrike deri te telefonat inteligjentë.
Kërkesa për litium shpesh krahasohet me kërkesën për naftë në agim të shekullit të 20-të dhe Finlanda mban disa nga rezervat më të mëdha të Europës për të. Drejtori ekzekutiv i Keliber, Hannu Hautala, tha se projekti do të zvogëlonte varësinë e Europës nga importet e litiumit nga Azia dhe Australia./mxh
