Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, ka ndarë një copëz të rrallë nga jeta e tij personale gjatë një interviste në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, duke folur me shumë emocion për bashkëshorten e tij.
Ai e përshkroi atë si shtyllën më të fortë në jetën e tij, sidomos në periudhat më të vështira, duke theksuar se ajo ka qenë gjithmonë pranë tij për të përballuar çdo sfidë familjare ndër vite.
Vrenozi zbuloi se njohja mes tyre daton në vitin e trazuar 1997, një periudhë e vështirë për vendin, kur ata u lidhën përmes mblesërisë. Sipas tij, martesa me të është një nga bekimet më të mëdha që ka marrë në jetë.
“Nusja ime ka qenë gjithmonë njeriu që më ka qëndruar pranë në çdo vështirësi. Ka përballuar shumë, përfshirë edhe problemet në familje. Ndihem me fat që e kam në krah. Sot është e vështirë të gjesh dikë që përballon me durim edhe situata të tilla. Njohja jonë ndodhi në ’97-ën, në kohë të vështira, kur vendi ishte në kaos. E them edhe me humor: ishte kohë ‘fishekësh’, por për fat nuk pati asnjë ‘fishek qorr’. Mblesëria jonë doli me shumë fat dhe për mua mbetet gjëja më e bukur që më ka dhënë Zoti”, u shpreh ai./mxh
