Last Updated on 02/05/2026 by EL
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar së fundmi hapjen e procesit të aplikimeve për A1 dhe A1Z.
Përmes këtij procesi, maturantët përcaktojnë lëndët me zgjedhje për provimet e Maturës Shtetërore 2026, ndërsa maturantët e viteve të kaluara kanë mundësinë të aplikojnë për të konkurruar për studime universitare gjatë këtij viti.
Sipas njoftimit, aplikimet për maturantët do të zhvillohen nga data 5-7 maj, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, përmes platformave online, duke u mundësuar nxënësve të ndjekin në kohë të gjitha procedurat për pjesëmarrje në provimet e Maturës Shtetërore.
Ky proces synon të garantojë një administrim të thjeshtuar, të shpejtë dhe transparent për të gjithë maturantët në rang vendi, si pjesë e organizimit të Maturës Shtetërore 2026./et
