Një nga finalistët e “Big Brother VIP 5”, Miri, ka folur për situatën në familjen e tij gjatë eksperiencës në program.
I ftuar në “S’e Luan Topi”, ai ka treguar se mamaja i ka përjetuar keq situatat e krijuara në shtëpi ndaj Mirit.
I prekur, artisti u shpreh se mamaja është njeriu i cili ka sakrifikuar gjithmonë dhe ka falur vetëm dashuri.
“Unë vërtetë thash që pikë të dobët kam babin sepse është shembulli i mashkullit që kemi në jetë. Por mami im ha bukë veç, është njeri i dashur, po sakrifikon, të bën për vete, ajo nuk ka fuqi të rrijë në këmbë por e bën. Nuk e di a do të bëhemi ne si këta, si ky brez.
Një nga sikletet kur isha atje (në BBV), ishte se si po e përjeton mami. E kishte përjetuar shumë vështirë sepse nuk e kuptonte, nuk i pranonte zërat që thuheshin karshi meje, e akuzat pa bazë. Ishin akuza të rënda shumë. Ajo e dinte shumë mirë se kush isha unë, e ka vuajtur, por e qetësonte vëllai. Ai bënte rolin neutral të gjësë e ka mbajtur nën kontroll”, tha Miri./kb
