Ministria e Shëndetësisë dhe Mrojtjes Sociale ka ndarë sot detaje lidhur me të miturin e plagosur, pjesë e aksidentit tragjik që u shënua këtë të diel, ku një automjet përplasi edhe dy fëmijë, që humbën jetën në vendngjarje.
Përmes një njoftimi për mediat, Ministria bën me dije se i mituri ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë për shkak të lëndimeve që ka pësuar, ndërsa momentalisht është në gjendje koshiente.
“I mituri ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës. Gjendja e tij është e rëndë, pasi ka dëmtime të shumta. I mituri është koshient”, shprehet ministria./Mxh
