Last Updated on 04/05/2026 by Kesjana
Prokuroria e Shkodrë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit A.C., A.G., G.G., dhe V.J., për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ me pasoja të rënda.
Nga hetimet mbi procedimin penaltë vitit 2021, u arrit të provohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer kontrata, shkëmbime pronash, dhurime dhe shitje dhe veprime bankare fiktive me qëllim pastrimin e produkteve penale në shumën prej 500 mijë euro.
Kjo shumë është sekuestruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër./kb
