Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi takime me përfaqësues të agjencive doganore në Tiranë dhe Durrës.
Gjatë këtyre takimeve u theksua roli i rëndësishëm i agjentëve doganorë si hallkë ndërmjetëse mes operatorëve ekonomikë dhe administratës doganore, si dhe nevoja për rritjen e profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë në çdo hap të procesit.
Pjesë e diskutimeve ishin edhe sfidat që lidhen me procesin e integrimit europian, si dhe rëndësia e zhvillimit të sistemeve IT dhe forcimit të kapaciteteve njerëzore.
Përfaqësuesit e agjencive doganore i vlerësuan takimet si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit me administratën doganore dhe përmirësimit të shërbimit ndaj operatorëve ekonomikë.
