Last Updated on 04/05/2026 by EL
Mungesa e ambienteve, e cila për rrjedhojë sjell mangësi edhe sa i takon sigurisë së punës së gjyqtarëve dhe palëve në një proces gjyqësor, ka qenë ndër problematikat më kryesore që u diskutuan gjatë analizës së punës së vitit 2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Fierit.
Përveç ngarkesës së përballuar nga gjyqtarët, të cilët gjithashtu janë në një numër të reduktuar në krahasim me volumin e punës që duhet të përballojnë, mungesa e ambienteve në gjykatën e Fierit ishte një shqetësim që u ngrit si nga anëtarët e gjykatës, ashtu edhe nga avokatët.
Gjatë vitit 2025, numri total i çështjeve për gjykim në Gjykatën e Fierit ishte 10,764, nga të cilat kanë përfunduar 7,900, ndërsa pjesa tjetër janë mbartur për këtë vit. /et
