Në edicionin e këtij viti të Met Gala 2026, një nga emrat që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte shqiptarja Mira Murati, e njohur për rolin e saj në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Themeluesja e “Thinking Machines” dhe ish-drejtoreshë e teknologjisë në OpenAI u shfaq në tapetin e kuq me një paraqitje elegante dhe moderne, në përputhje me temën e këtij viti “Arti i Kostumit”.
Murati kishte zgjedhur një fustan të zi të zbukuruar me gurë të verdhë, i cili theksonte linjat klasike të siluetës dhe një dekolte të hapur në formë V, duke kombinuar thjeshtësinë me luksin e detajeve.
Kjo nuk është hera e parë që ajo merr pjesë në këtë event prestigjioz. Në Met Gala 2024, Murati kishte zgjedhur një fustan vintage të Christian Dior të vitit 1951, duke treguar një preferencë për stilin klasik dhe historik në modë.
Pjesëmarrja e saj në këtë mbrëmje e konfirmon gjithnjë e më shumë praninë e figurave të botës së teknologjisë në eventet më të rëndësishme kulturore dhe të modës në botë./MXH
