Last Updated on 05/05/2026 by Monika
Kryeministria e Italisë Giorgia Meloni ka reaguar pas qarkullimit në rrjetet sociale të disa fotove provokuese të saj.
Meloni ka deklaruar se, fotot janë të rreme dhe të bëra me inteligjencë artificiale dhe me siguri janë shpërndarë nga ndonjë kundërshtar i saj politik.
“Këto ditë po qarkullojnë disa foto të mia të rreme, të krijuara me inteligjencë artificiale dhe të paraqitura si të vërteta nga ndonjë kundërshtar i zellshëm.
Duhet të pranoj se ai që i ka realizuar, të paktën në rastin e bashkëngjitur, madje më ka ‘përmirësuar’ mjaft.
Por mbetet fakti se, vetëm për të sulmuar dhe shpikur gënjeshtra, sot përdoret vërtet gjithçka.
Megjithatë, çështja shkon përtej meje. Deepfake-t janë një mjet i rrezikshëm, sepse mund të mashtrojnë, manipulojnë dhe të godasin këdo. Unë mund të mbrohem. Shumë të tjerë jo.
Prandaj duhet të vlejë gjithmonë një rregull: verifiko para se të besosh dhe mos e shpërnda para se të mendosh. Sepse sot i ndodh mua, nesër mund t’i ndodhë kujtdo”, shkruan Meloni./mxh

