Gjatë një bisede të zhvilluar me Gresën, Fabjola ka rikthyer në vëmendje një moment të njohur nga edicioni i parë i “Big Brother VIP”, duke e krahasuar me një situatë që sipas saj, ka përjetuar së fundmi.
Ajo iu referua debatit të dikurshëm mes Donald Veshajt dhe Einxhel Shkirës, duke theksuar se reagimi i publikut dhe i produksionit në atë kohë kishte qenë shumë më i fortë, edhe për një deklaratë të tërthortë.
Elezaj shprehet se, në kontrast me atë rast, ofendimi që ajo pretendon se ka marrë ditët e fundit nuk ka sjellë të njëjtin nivel reagimi apo diskutimi publik, duke ngritur kështu pikëpyetje mbi trajtimin e situatave të ngjashme brenda formatit.
“Unë e kam përjetuar edhe si shikuese gjënë që më ka ndodhur mbrëmë, në edicionin e Ilirit, jo me atë shkallë por kur një konkurrent i joti (Donaldi) i ka thënë një zonje aty (Einxhelit) “ty të njeh gjithë Tirana” u bë nami, me spond… kur mua m’u tha troç, s’m’u duk se u bë nami. Dhe unë aty jam ndjerë e shtypur për të 4-5 herë.” është shprehur ajo./mxh
