Partia Demorkatike denoncoi sot rastin e helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, që sipas dyshimeve të para ka ndodhur si pasojë e ushqimeve të konsumuara gjatë vaktit të drekës së të mërkurës.
Në një konferencë për gazetarët, zëdhënësja e PD-së për Anti-Korrupsionin Genta Vangjeli, kërkoi që për rastin të kryhet hetim i plotë, pasi u rrezikua shëndeti i qyetarëve.
Po ashtu, PD hodhi akuza për paligjshmëri, duke u ndalur te tenderat dhe fryrja e kontratave të institucioneve me kompanitë private.
“Nga rasti i helmimit të studentëve të Akademisë së Sigurisë, u rrezikua shëndeti i tyre. Ndodhi në insittucione publike. Shkaku i vërtetë nuk është ushqimi, por vetë shteti. Tenderat janë kthyer në mënyrë pasurimi personal. Kushtet bazë thuajse nuk ndryshojnë. Paguhen nga taksat e shqiptarëve. Shërbimi i gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit u bë me tender me garë fiktive. Pyetja është e thjeshtë, ku shkuan milionat e shqiptarëve dhe kush përfitoi nga fryrja e kontratave për të përfituar para për xhepat e minsitrave. PD këkron hetim të plotë për caktimin e përgjegjësisë penale dhe administrative, për këdo që ëhstë pjesë e kësaj afere”,-tha Vangjeli./Kb
