Last Updated on 09/05/2026 by Anisa
Prej ditësh po vijojnë kontrollet në burgjet e rretheve të ndryshme të vendit, ndërsa mësohet se sot policia ka bastisur institucionet e vuajtjes së dënimit në Fier, Vlorë e Peqin.
Lajmi për kontrollet e befasishme të realizuara ditën e sotme u konfirmua nga vetë Burgjet ku zbulohet se janë gjetur dhe sekuestruar një sërë sendesh të ndaluara si mjete prerëse.
Referuar postimit të bërë nga Burgjet në Facebook, mësohet se mjete prerëse të burgosurit i kishin fshehur në dyshekë. Po ashtu mësohet se janë gjetur e sekuestruar dhe phone 17 pro max, kufje dhe karikuese.
Sakaq, bëhet me dije se kontrollet do të vijojnë dhe në burgjet e qyteteve të tjera me qëllim goditjen e sendeve të ndaluara./A.D
