Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, aktualisht zv.kryetar i Këshillit të Sigurisë në Federatën Ruse, ka përcjellë përmes një artikulli të publikuar në RT, shqetësimet kryesore strategjike të vendit të tij sot.
Medvedev shkruan se që nga shkurti 2022, në Europë po veprohet përmes asaj që ai e quan “operacioni kundër-special ushtarak”, që do të thotë se në veprim është duke u konsumuar një plan veprimi ndaj asaj që Rusia nisi në Ukrainë.
Medvedev shkon më tej kur e zgjeron analizën dhe vlerëson se rimilitarizimi i Gjermanisë synon përsëritjen e 22 qershorit 1941.
“Në dritën e militarizimit të Gjermanisë, Rusia duhet të mabjë forcat në gatishmëri ushtarake në kufirin perëndimor”, citohet Medvedev.
Sipas tij, veprimet aktuale të qeverisë gjermanë kërcënojnë sigurinë e Europës Qendrore dhe Lindore dhe kontinentit vetë.
“Mos e ushqeni veten me idenë se establishment gjerman do të konsiderojë veten të lidhur nga një copë letër edhe nëse konkludohet ndonjë traktat i ri mbi parimet e reja të sigurisë europiane”, shkruan ai.
Medvedev shkon edhe më tej kur flet për “një sinjal të qartë ndaj elitave gjermane” se skenari më i keq kalon nga shkatërrimi reciprok, në dritën e të cilit ai sheh fundin e historisë së qytetërimit europian dhe vijimin e ekzistencës së Rusisë.
Tensioni i vënë re në këtë artikull lidhet me zhvendosjen arsenalit amerikan nga Europa dhe kalimin nën administrim gjerman të njësive përkatëse amerikane që sipas ish-presidentit rus “do të thyerjen e balancës së forcës në kontinent dhe provokimin e një përgjigjeje direkte ruse”.
Një tjetër aspekt provokues është edhe ai ndaj Polonisë, për të cilën Medvedev ka nënvizuar se ka dy rrugë:
“Ose vasale e Gjermanisë, ose partnere e Rusisë”./A.D
